Atdheu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Stresi emocional, shkaktar i belbėzimit tek femijėt

Shko poshtė

Stresi emocional, shkaktar i belbėzimit tek femijėt Empty Stresi emocional, shkaktar i belbėzimit tek femijėt

Mesazh nga MiRi Sun Jan 06, 2008 12:44 am

Stresi emocional, shkaktar i belbėzimit tek femijėt

Njė
raport i kohėve tė fundit tregon se fėmijėve qė e kanė mė tė vėshtirė
tė pėrballojnė stresin emocional, shpesh u mbahet goja. Ndėrsa
shkencėtarėt thonė se 50 deri nė 80 pėr qind tė kėtyre fėmijėve e
kalojnė kėtė fazė deri nė moshėn pesė vjeē, nuk ka ndonjė kurė pėr
belbėzimin nėse vazhdon pėrtej kėsaj moshe.
Nuk ka shėrim pėr
mbajtjen e gojės dhe askush nuk e di nga se shkaktohet, megjithėse
besohet se trashėgimia dhe tani temperamenti luajnė njė rol. Fondacioni
ndėrkombėtar pėr belbėzimin vlerėson se deri nė 60 milionė vetė nė
gjithė botėn e kanė kėtė problem.

Paaftėsia pėr tė komunkuar
siē duhet sjell dėshpėrim dhe zemėrim dhe ndonjėherė edhe tėrheqje,
thotė profesor Edward Conture i Universitetit Vanderbilt nė Nashville
tė Tenesisė: “Nuk mund tė komunikosh kur tė duash, apo atė qė do tė
thuash dhe si tė duash. Dhe gjithkush mund ta kuptojė sesa pa shpresė
tė bėn tė ndihesh njė gjė e tillė”.

Doktor Conture ndoqi 111
fėmijė nga mosha dy nė 5 vjeē. Ėshtė grupmosha kur bėhet mė e qartė qė
dikujt i mbahet goja. Megjithėse studimi ėshtė bėrė nė Shtetet e
Bashkuara, fėmijėt ndjekin tė njėjtėn rutinė loje, mėsimi dhe
pėrpjekjesh nė gjithė botėn. Djemtė janė 3 herė mė shumė tė prirur sesa
vajzat qė tė belbėzojnė.

Megjithėse ka njė lidhje gjenetike
familjare, doktor Conture arriti gjithashtu nė pėrfundimin se shumė nga
kėta fėmijė bėhen mė shumė emocionalė gjatė kėmbimeve tė njė situate
normale loje. Nė pėrgjithėsi iu desh mė shumė kohė qė tė qetėsoheshin
pasi ishin nervozuar. Reagimet emocionale shkaktonin pastaj belbėzimin.


Doktor Conture thotė se prindėrit dhe mėsuesit mund tė
ndihmojnė duke krijuar njė ambjent mė qetėsues, qė i jep fėmijės kohė
tė mjaftueshme pėr t’u shprehur. Ata duhet gjithashtu tė mos kritikojnė
apo tė zėmėrohen kur fėmija nuk i nxjerr dot fjalėt dhe tė kėrkojnė
ndihmėn e njė terapisti tė tė folurit qė tė punojė me fėmijėn. Me kėto
masa ka shpresa qė fėmija ta kalojė kėtė problem.
MiRi
MiRi
Administator
Administator

Male
Numri i postimeve : 344
Age : 40
Ku Jetoni : New York
Registration date : 29/04/2007

http://WwW.Atdheu.1Talk.NeT

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Stresi emocional, shkaktar i belbėzimit tek femijėt Empty Re: Stresi emocional, shkaktar i belbėzimit tek femijėt

Mesazh nga MiRi Sun Jan 06, 2008 12:45 am

Truprojat shqiptarė, nxėnės tė ish-palestrės sė
Van Damme-it, janė mė tė besuarit pėr tė ruajtur jetėn e
personaliteteve. Musliu pohon se vetėm shqiptarėt dinė ta bėjnė kėtė
punė dhe tė pėrballen me rrezikun si shqiptarė.

Origjina
shqiptare ėshtė privilegj dhe sinonim i sigurisė nė Belgjikė. Jeta e
VIP-ave shpeshherė ėshtė nė duart e truprojave shqiptarė tė agjencisė
sė sigurimit “Shqiponja”, tė cilėt dinė ta bėjnė mirė kėtė punė. Emra
tė njohur botėrorė tė filmit, muzikės, modės, sa herė qė vijnė nė
Belgjikė, Luksemburg apo Francė janė gjithnjė nė shoqėrinė e djemve
shqiptarė. Shkupjani Lutfi Musliu, ish-nxėnės dhe truprojė e aktorit tė
njohur Jean Claude Van Damme, ėshtė njė prej truprojave tė kėsaj
agjencie. Ka ardhur pėr njė pushim tė shkurtėr nė Shkup dhe nxiton tė
rregullojė sa mė parė obligimet e tij, pasi i duhet tė kthehet sa mė
parė nė Belgjikė.
“Van Damme dhe Brus Willis mė 22 qershor do tė
jenė nė Bruksel pėr tė xhiruar njė film. ‘Shqiponja’ do tė pėrkujdeset
pėr ta”, sqaron Luftiu arsyet e qėndrimit tė shkurtėr nė vendlindje pas
njė mungese prej 15 vjetėsh.
Me doza tė theksuara modestie, ai
tregon se vetėm shqiptarėt dinė ta bėjnė kėtė punė dhe tė pėrballen me
rrezikun si shqiptarė. “Lidhjet me VIP-at na i siguron njė gazetar
francez qė beson te puna jonė. Me truproja tė tjerė kanė pasur histori
tė hidhura. Ne kemi besė dhe dimė tė ruajmė, jemi rritur nė luftėra.
Gjithmonė kur kanė probleme na marrin ne, pasi e dinė qė vetėm ne
pėrballemi me rrezikun. Ne shqiptarėt s’e dimė se ēfarė ėshtė rreziku”,
thotė Luftiu pėr “Lajm”.
Grupi i “Shqiponjave” pėrbėhet nga tetė
shqiptarė dhe njė kroat. Katėr prej truprojave tanė kanė leje pėr ta
ushtruar aktivitetin edhe nė botė. Mjeshtėritė e taktikave luftarake i
kanė mėsuar nė palestrėn e Jean Claude Van Damme. Vite mė parė, ata
kanė punuar si truprojė nėpėr diskoteka mė pak tė njohura dhe mė pas
fillojnė tė ruajnė personalitetet e muzikės qė shkonin tė kėndonim nė
diskotekat mė tė njohura. Agjencinė “Shqiponja” e themeluan 15 vjet mė
parė, ndėrsa ka rreth njė vit qė punojnė vetėm pėr ruajtjen e VIP-ave,
si Jonny Holiday, Jean Reno, Jean Paul Belmondo, Monica Belluci, Sophie
Marceu, Laura Fabian, etj.
“Me VIP-at krijojmė gjithnjė marrėdhėnie shoqėrore, hamė bashkė, bėjmė xhoging”, thotė Lutfiu.
Njė
orė e punės sė tyre kushton 100 euro, ndėrsa ēdo ditė nis me njė
aktivitet tė ngarkuar sportiv. Gjimnastikė, boks, karate dhe tajfing
dhe njė herė nė javė qitje. I kushtojnė rėndėsi konsumimit tė ushqimit
dhe mundohen tė bėjnė njė jetė sa mė tė shėndetshme, larg duhanit dhe
alkoolit.
Lutfi Musliu sė bashku me familjen e tij kanė emigruar nė
Belgjikė 35 vjet mė parė. Ai ka lindur nė Shkup nė vitin1962, ndėrsa
origjina e familjes sė tij i ka rrėnjėt nė Kosovė.

Van Damme mes shqiptarėve

Jean
Claude Van Damme, ėshtė mė i sigurt kur ėshtė mes nesh, ndėrsa
shqiptarėt janė ndėr popujt qė i ka pėr zemėr, pohon Lutfiu. Shefi i
grupit tė sigurimit tė Van Damme-it ėshtė njė shqiptar, rrethi mė i
ngushtė i njerėzve qė e rrethojnė ėshtė me shqiptarė. “Ka pasur mė parė
truproje nga Italia, Franca dhe Belgjika, por nuk ka qenė i kėnaqur, ka
pasur probleme pasi nuk kanė ditur ta ruajnė si duhet”, thekson ai.
Lutfiu ėshtė njohur me Van Damme-in kur ushtronte karate nė palestrėn e
tij, para se ai tė bėhej i njohur dhe tė shkonte nė Hollywood. “Ai
ėshtė djalė i thjeshtė dhe shok i mirė”, e pėrshkruan Lutfiu aktorin e
njohur belg.
MiRi
MiRi
Administator
Administator

Male
Numri i postimeve : 344
Age : 40
Ku Jetoni : New York
Registration date : 29/04/2007

http://WwW.Atdheu.1Talk.NeT

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Stresi emocional, shkaktar i belbėzimit tek femijėt Empty Re: Stresi emocional, shkaktar i belbėzimit tek femijėt

Mesazh nga MiRi Sun Jan 06, 2008 12:45 am

Kartolina e parė nė botė



Kartolinat
nuk vijnė nga antikiteti. Origjina e tyre nuk shkon mė larg sesa
shekulli i nėntėmbėdhjetė. Rreth 1860 datojnė kartolinat e para
postare. Imazhi i parė i stampuar nė njė kartolinė ėshtė ai i njė
ushtari vjenez. Njerėzit filluan t’i dashuronin kartolinat ku mesazhi
shoqėrohej me njė imazh. Nė Francė kartolina mori formėn zyrtare nė
1878 gjatė konferencės ndėrkombėtare tė postave nė Paris. Nė pjesėn e
pasme tė kartolinave tė para shkruhej adresa, ndėrsa nė pjesėn e
pėrparme vendosej fotografia dhe njė hapėsirė pėr tė ndėrfutur njė
tekst tė shkurtėr. Kėto lloj kartolinash quhen nga koleksionistėt
“kartolinat me adresėn e gjatė” ose “kartolinat postare”, tė cilat u
pėrdorėn deri nė vitin 1905. Edhe teknika e realizimit tė kartolinave
ka kaluar nėpėr disa faza brenda njė kohe shumė tė shkurtėr, duke u
bėrė kėshtu njė tregues i mirėfilltė i historisė sė fotografisė dhe
stampimit nė botė. Ajo kaloi nga litografia (shtypshkronja prej guri)
duke u perfeksionuar nė vitet ‘30 me teknikėn e rotokaleografisė.
MiRi
MiRi
Administator
Administator

Male
Numri i postimeve : 344
Age : 40
Ku Jetoni : New York
Registration date : 29/04/2007

http://WwW.Atdheu.1Talk.NeT

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Stresi emocional, shkaktar i belbėzimit tek femijėt Empty Re: Stresi emocional, shkaktar i belbėzimit tek femijėt

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi