Atdheu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pesė mėnyra qė tė mos e shikojė asnjė femėr tjetėr

Shko poshtė

Pesė mėnyra qė tė mos e shikojė asnjė femėr tjetėr Empty Pesė mėnyra qė tė mos e shikojė asnjė femėr tjetėr

Mesazh nga MiRi Sun Jan 06, 2008 12:42 am

Pesė mėnyra qė tė mos e shikojė asnjė femėr tjetėr


Sfida
mė e madhe e tė gjitha kohėve: pasi qė, nė nė fund, e keni bėrė pėr
vete, ėshtė se si ta mbani vetėm pėr vete? Lidhja e juaj do tė jetė e
qėndrueshme, madje edhe pa telashe, nė qoftė se nga partneri nuk pritni
shumė, por dhe nuk kėrkoni shumė. Ia bėni me dije se keni jetėn tuaj,
punėn tuaj, miqtė tuaj, se nuk dėshironi tė vareni nga ai.
Disa
femra kur, mė nė fund, e gjejnė dashnorin pėr tė cilin ėndėrrojnė,
bėjnė ēdo gjė qė ai tė bėhet i varuri i saj. Duke shfrytėzuar
kombinimin e pėrsosur tė vetėbesimit, shkathtėsitė nė dashuri dhe nė
humor, ato pėr asnjė ēast nuk lejojnė qė dashnori i tyre tė mendojė pėr
ndonjė tjetėr. Dhe e dinė mirė se si tė veprojnė nė secilėn fazė tė
lidhjes.

Nė ē'mėnyrė femrat i bėjnė dashnorėt pėr vete?

Pothuajse tė gjithė e njohim ndonjė femėr tė tillė - misterioze, pas sė
cilės meshkujve rėndom u ndalet fryma. Disa femra dinė se si tė lozin
lojėn e pėrsosur dhe nė fund shumė lehtė, pothuajse pa kurrfarė
djallėzie, e bėjnė atė qė tė dorėzohet.Pesė mėnyra qė tė mos e shikojė asnjė femėr tjetėr Sharmi2

Taktika e parė:

Paralizojeni me shikim. Ėshtė me rėndėsi se ēfarė qėndrimi mban dhe sa
ėshtė seksi. Pra, si ta bėsh mashkullin qė sa ēel e mbyll sytė tė
mbetet gojėhapur dhe me shikimin tė drejtuar nga ti, edhe pse nuk ke
bel tė hollė dhe minifund "turbo"? "Patjetėr duhet ta pushtoni me
qėndrimin tuaj pa asnjė fjalė tė vetme", konstaton Martin Lloyd-Elliot,
autor i librit "Fshehtėsia seksuale e tė folurit tė trupit". "Mėnyra se
si ecni mė sė shumti zbulon se kush jeni dhe ēfarė pėrshtypjeje
dėshironi tė leni te mashkulli.

Kopjojeni, nė tėrėsi kopjojeni. Kur hyni nė lokal, mendoni pėr veten si
pėr partnerin i cili vėrsulet pas gjahut. Sa herė qė hyni nė ndonjė
kafene, apo nė ndonjė disko, mendoni pėr atė se si je gracioze dhe e
pakundėrshtueshme. Nė qoftė se bie muzika, ecni nė ritmin e saj dhe do
tė vėreni se meshkujt me admirim kthejnė shikimin nga ju. Kur tė gjeni
njė vend tė pėrshtatshėm ku do tė mund tė qėndronit, drejtojeni
shikimin pėrreth nė njė mėnyrė tė painteresuar. "Kapeni" shikimin e
tij, buzėqeshini pa imponim. Pastaj kthejeni shikimin nė anėn tjetėr,
pas ca ēastesh sėrish, pas rreth njė minute, kthejeni shikimin nga ai
me njė buzėqeshje enigmatike. Tashmė "ju ka rėnė nė rrjetė" dhe keni
filluar tė bisedoni. Provoni qė t'i afroheni edhe mė shumė, duke
filluar befasisht tė kėrkoni diē nėpėr ēantėn tuaj. Kur tė pėrkuleni,
shikimi tij do tė bie nė ndonjė pikė tuajėn sensuale - nė qafė, bel,
flokė...

Taktika e dytė

Bėni ēdo gjė qė bėn edhe ai. Natyrisht, ka qenė joshje ēasti kur keni
bėrė flirt, madje edhe kur keni dalė me tė mbrėmjen e parė. Mirėpo,
ēfarė duhet bėrė pastaj? Dita D po afrohet, ndėrsa ju mendoni se
dėshira e ndėrsjellė pėr tė qenė bashkė edhe mė ėshtė e papėrmbajtshme.


Pra, ē'duhet bėrė ju? Bėni lėvizje sikur tė jeni para pasqyrės. Kur ai
pėrkulet nga ju, pėrkuluni edhe ju. Kur ai pi pijen e vet, edhe ju
pijeni njė hurpė pijeje tėnde. Nė qoftė se i kopjoni me besnikėri
lėvizjet e tij, shumė shpejt do tė filloni tė merrni frymė me tė
njėjtin ritėm dhe me siguri do tė gjendeni nė tė njėjtin shtrat.
Taktika e tretė

Bėhuni e durueshme dhe herė-herė lavdėrojeni. Disa takime nė fillim
kanė qenė tė paharrueshme. Tashti ėshtė koha qė tė hapni njė faqe tė re
dhe shumė delikate tė lidhjes suaj.
Nė qoftė se nė fillim tė lidhjes suaj nuk e maltretoni atė dhe nuk e
ngufatni me kėrkesa tė llojllojshme, ėshtė shumė e sigurt qė ai do t'ju
thėrrasė i pari.

Kurrė mos e nėnēmoni egon e mashkullit. Edhe diē: kohė pas kohe ia
jepni nga ndonjė kompliment. Pastaj, mos u frikėsoni qė t'i tregoni se
ēfarė jeni nė tė vėrtetė. Ē'ėshtė e vėrteta, vetėm tė marrėt nė ditėt e
para tė lidhjes nuk frikėsohen se a do t'i pėlqejnė atij anėt e errėta
tė personalitetit tuaj tė cilat ka filluar t'i zbulojė. Andaj, mos
fsheh vesin tuaj, qėndrimet tuaja dhe disponimin tuaj tė
paparashikueshėm, sado qė frikėsoheni se me kėtė do tė ftohni epshin e
tij fillestar.
Pesė mėnyra qė tė mos e shikojė asnjė femėr tjetėr Sharmi1
Taktika e katėrt

Lidheni pėr vete - edhe pas seksit. Mė nė fund kontakti seksual ka
ndodhur. Pėr fat tė keq, shpesh herė seksi ėshtė njė moment kthese, pas
tė cilit shumė ēifte tė reja pėrgjithmonė ndahen. Mirėpo, ekzistojnė
disa veprime qė duhet bėrė pas aktit seksual, tė cilat dashnorit tuaj
do t'i tregojnė se ka bėrė gjėnė mė tė mirė me personin e vėrtetė.
Menjėherė pas seksit mos kėrkoni qė t'ju thotė se ju dashuron. Ia bėn
me dije se seksin nuk e shikon si njė garanci pėr lidhje tė
qėndrueshme, pa marrė parasysh se a mendon ashtu apo jo. Ėshtė koha qė
ai tė fillojė tė ndjehet i sigurt dhe mirė me ju. Kėnaqeni egon e tij
duke i thėnė se me tė ėshtė kėnaqur nė shtrat. Mėnyra tjetėr qė tė
theni akullin pas seksit - hani sė bashku. Apo, nė qoftė se nuk ju
pėlqen kjo, shmanguni ushqimit dhe me shpejtėsi marshoni drejt dushit.
Derisa tė shkoni nė banjė, me delikatesė i pėshpėritni nė vesh se si
dėshironi edhe pak tė kėnaqeni me trupin e tij. Bėjeni njė dush sė
bashku dhe i thuani se tė pėlqen atė qė sheh tek ai.
Ku ekziston kurthi? Disa femra menjėherė pas seksit mendojnė se
kontakti i parė seksual ėshtė edhe vendosje e lidhjes. Vetėm pse keni
fjetur bashkė, nuk do tė thotė se gjėja e parė e vėrtetė tė cilėn mund
ta pritni nga ai do tė jetė qė tė vrapojė deri nė dyqan pėr "zig-zakun"
tuaj.

Taktika e pestė

Ngrohjani shputat e ftohta tė dashurit tėnd. Kėshtu rėndom ndodh midis
muajit tė tretė dhe tė gjashtė tė lidhjes. Marrėdhėniet tė cilat janė
zhvilluar deri njė pėrsosmėri tė plotė kanė arritur nė njė pikė kthese.
Meshkujt nuk dinė se si tė ballafaqohen me lidhjen e cila bėhet
gjithnjė e mė "serioze" dhe me mundėsinė qė, duke pasur parasysh se i
keni zbuluar disa dobėsi tė tij, bėhet i lėndueshėm. Ēelėsi se si ta
mbani lidhjen tė shėndoshė: Mos pritni shumė dhe mos kėrkoni shumė nga
partneri juaj. I tregoni se e keni jetėn tuaj, punėn, miqtė tuaj se nė
asnjė mėnyrė nuk varen nga ai. Hidhuni nė punė. Thirrni shoqet tė cilat
nuk i keni para me muaj tė tėrė. Nė tėrėsi pėrkushtojuni vetes, ndėrkaq
gjėja tjetėr e cila mund t'ju ndodhė ėshtė ajo qė pikėrisht t'ju
thėrrasė dhe tė tė kėrkojė qė tė kaloni mė shumė kohė bashkėrisht. Nė
qoftė se ju frustron dyshimi i tij, propozoni qė njė kohė tė mos
takoheni. Lejoni qė edhe ai tė shihet me shokėt e tij, lejoni qė tė
takohet me vajza tė tjera. Pas njė kohe, nė qoftė se lidhja juaj vėrtet
ka qenė e vlefshme, do ta ndjejė mungesėn tuaj mė shumė se ēdo gjė
tjetėr nė botė.
MiRi
MiRi
Administator
Administator

Male
Numri i postimeve : 344
Age : 40
Ku Jetoni : New York
Registration date : 29/04/2007

http://WwW.Atdheu.1Talk.NeT

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi