Atdheu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

disa gatime te shkelqyera

Shko poshtė

post disa gatime te shkelqyera

Mesazh nga AtdheuWeb Fri Jan 04, 2008 2:47 am

Byrek me spinaq

Nė tavolinė ose tepsi hidhet miell, nė mes hapet gropė ku hidhet ujė me pak kripė. Pėr 1 kg miell merret 550-600 gram ujė, megjthėse kjo varet nga lagėshtia e miellit. Duke e pėrzier nga mesi, zihet njė brumė i fortė i cili punohet pėr 10 minuta, ndahet nė kuleēė, mbulohet me picetė tė lagur dhe lihen pėr 20-30 minuta qė tė fitojė elasticitet. Nga ēdo kulaē bėhen petė tė vogla, secila prej tyre spėrkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 copė mbi njėra tjetrėn, pastaj hapen petėt e zakonshme. Spinaqi pėr mbushje pastrohet, lahet dhe pėrvėlohet pėr 2-3 minuta nė ujė tė vluar e kripė, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe pėrzihet me djathė tė thėrmuar e vezė, shtohet kripė, piper dhe shtrohet nė petė. Nė tepsi tė lyer me yndyrė shtrohet gjysma tjetėr e petėve, duke i spėrkatur secilėn me yndyrė, mbi to shtohet mbushja e pėrgatitur dhe mbulohet me pjesėn tjetėr tė petėve tė spėrkatura me yndyrė. Anėt mbėshtillen nga brenda. Byreku spėrkatet me yndyrė dhe piqet.

Back to top

Pėr 4-5 persona duhen:

Miell 3 gota uji, uje 300 gram, spinaq 1 kg, vezė 1 kokėrr, djathė 100 gram, vaj 1/2 filxhan caji, kripė, piper


--------------------------------------------------------------------------------

Fėrgesė Tirane

Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Nė yndyrėn e mbetur hidhet domatet e qėruara nga cipa dhe tė grira hollė, kaurdisen derisa masa tė trashet, hiqet nga zjarri i hidhen vezė, spec djegės, majdanoz i grirė hollė, gjizė ose djathė.
Masa vendoset nė pjatė dhe sipėr vendosen specat e fėrguar.





Back to top
Pėr 4-5 persona duhen:

Speca 8-10 copė mesatare, domate 4-5 kokrra mesatare, yndyrė pėr skuqje, 2 filxhanė kafeje, miell 1 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, hudhra 4-5 thelpinj, gjizė 4-5 lugė gjelle, spec djegės sipas dėshirės


--------------------------------------------------------------------------------

Fli Kosove

Nė njė enė hidhet miell, kripė, ujė i ftohtė dhe pėrzihen nė njė brumė tė hollė si pėr petulla. Nė njė enė tjetėr shkrihet gjalpė, ajkė, vaj dhe qumėsht, pėrzihet masa e krijuar derisa tė gjithė pėrmbajtėsit tė jenė skrirė nė njė masė tė vetme, Lyhet tepsia me yndyrė dhe me njė lugė merret brumi i hollė dhe hidhet nga cepi i tepsisė deri afėr mesit dhe krijohen rradhė tė cilat mbulojnė gjithė tepsinė. Mesi i cili ėshtė bosh mbushet me rradhė paralele .(shih skicėn) Gjithė sipėrfaqja lyhet me masėn e pėrgatitur dhe futet nė furrėn e ngrohur. Kjo piqet pėr 3-5 minuta. Nxirret nga furra pėr tė vazhduar me rendin tjetėr. Brumi i hollė tashmė hidhet nė tė njėjtėn mėnyrė por midis dy rradhėve derisa tė jetė mbuluar e gjithė tepsia. Pėrsėri lyhet me masėn dhe piqet pėr 3-5 minuta. Kjo procedurė vazhdon derisa tė mbushet tepsia. Flia lihet tė ftohet pėr 10 minuta dhe serviret me kos, djathė ose mjaltė.

Back to top

Pėr 4-5 persona duhen:

Per brumin duhet: 1 kg miell, 3-4 gota ujė, kripė,
Per masėn duhet: 200 gr gjalpė, 2 filxhana caji ajkė, 3 lugė vaj.


--------------------------------------------------------------------------------

Lakror me miell misri

Mielli i misrit hidhet nė njė tenxhere me ujė tė vluar me pak kripė dhe pėrzihet derisa tė bėhet njė llapė e trashė. Hiqet nga zjarri dhe shtrohet nė tavė tė lyer me yndyrė. Mbi kėtė shtrohet mbushja e pėrgatitur si pėr byrek me spinaq, sipėr hidhet nje shtresė e hollė miell misri.
Spėrkatet me ujė e yndyrė dhe piqet.

Back to top
Pėr 4-5 persona duhen:


Miell misri 2 gota uji, ujė 2 gota, pak kripė, spinaq 1 kg, vaj 2-3 lugė gjelle


--------
AtdheuWeb
AtdheuWeb
Webmaster
Webmaster

Male
Numri i postimeve : 35
Age : 40
Registration date : 16/12/2007

http://www.atdheu.1talk.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi