Atdheu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njė muze pėr Mat’hauzenin shqiptar

Shko poshtė

Njė muze pėr Mat’hauzenin shqiptar Empty Njė muze pėr Mat’hauzenin shqiptar

Mesazh nga arven Fri Dec 21, 2007 10:28 pm

Hidhet ideja pėr burg-minierėn e Spaēit


Pak shėnime…

“….Asgjė mė reale se pėrfytyrimi i njė fėmije nuk mund tė ta sjellė nė kujtesėn e kohės Spaēin, kėtė fshat disi tė humbur, por me njė histori tė kahershme mjaft tė pasur pėr nga krerė tė zėshėm, klerikė tė lartė si Dom Prend Suli, e pse jo, studiues tė njohur nė historinė mirditase, por qė pėr fat tė keq qė nga viti 1968 zėmadhja i erdhi prej kampit famėkeq, m’u nė Mekuē, aty ku si me porosi dielli e ndriēonte vetėm 2 a 3 orė nė ditė nė mes tė gushtit atė “sofėr vend” mbi krye tė kėtij ferri dantesk!
Je veēse 5 a 6 vjec, banor nė anėn tjetėr, nė kėmbė tė maleve, qė mbėshteten rėndė si njė kurriz gjigand, qė fillon buzė Repsit e ngjitet pėrpjetė majė Mollėzės pėr tė pėrfunduar nė formėn e njė harku nė qafė tė Munellės, kur nė kokė tė ėshtė formuar misteri i njė bote tjetėr “me armiq”, siē na e tregonin mė tė rriturit. Dhe kėta tė fundit, nė ato anė, kishin filluar njė punė nga mė tė ēuditshmet, gjysėm tė lirė, gjysėm tė burgosur. Kėshtu ritualisht, prej dekadash, njė jetė tė tėrė, gjysh, babė, bir. Dekada tė tėra kėshtu, qėkurse kish nisur tė ēahej “barku i pasur” me bakėr e pirit i Spaēit, fillimisht i shfrytėzuar me karrierė e mė pas pėrmes njė rrjeti tė tėrė me tunele, galeri, furnele, shembje tė mėdha ku rehat mund tė vėrtiteshin avionė brenda e deri traverbangė, gati sa pėr shtegtuar brenda edhe trena elektrikė. Njė hapėsirė kjo e pėrshkuar prej qindra kilometrash nga mirditorė, por dhe banorė tė trevave tė tjera, sėbashku me “armiqtė e popullit”.

Kampi i tmerrshėm

Sapo kalon Qershizėn me jeshillėkun e saj, relievi thyhet krejt papritur nė hone tė pjerrėta, sa duhet tė kesh mendjen nė ēdo hap qė hedh. Kėto ulje-ngjitje tė thepisura punėtorėt e lirė, siē quheshin, qė nga fshatrat e Fanit, Oroshit, Kacinarit, Gjegjanit tė Pukės e mė tej, i bėnin ditė pėr ditė, tri turnesh. Gati kaq ishte dhe liria e kėtyre njerėzve, pėrjashtuar orėt nė mes kampit qė qarkohej nga tela me gjėmba. Natėn sidomos, prej kėtu, shfaqej njė det i tėrė dritash, qė kundrohej qė nga larg. Kampi megjithė fjetore e shpatet e galerive tė shumta, pėrafrohej me njė qytet goxha tė madh, ndriēimi natėn bėhej i veēantė, me lloj-lloj dritash e prozhektorė tė fuqishėm, qė rrotulloheshin peridokisht nga ushtarėt e vendkomandove pėr tė ndriēuar ēdo kaēube a gėmushė. Nėse ndėrpriteshin dritat njė stacion i fuqishėm gjeneratorėsh me rezervat e tij ishte gati, ndėrkaq nė intervalin nė mes ndezjes sė tyre, dhjetra fishekzjarre ēanin qiellin e Mekuēit, jo pėr tė zbavitur e kėnaqur syrin e kureshtarit, por pėr tė ruajtur “kufirin e burgut” nga shkelėsit armiq!
Kampi pėrbėhej nga dy ansamble fjetoresh, njėra mė e madhja e ngritur nė majė tė njė shkėmbi, improvizuar si shesh, ndėrtuar me mundin e vetė tė dėnuarve, kjo pėr tė burgosurit politik dhe nė anėn tjetėr, nė pak distancė ndėrtesat pėrdhese tė ordinerėve.


U zbulua njė armik nė fshat

Gjithnjė mė mundonte nė imagjinatėn time fėminore tė atyre viteve, pėrfytyrimi pėr njė armik, tė dije diēka brenda tij duke t’u feksur si njė fantazmė, “diēka e egėr”, njė njeri kundėr pushtetit, diēka si tej njerėzores. Rrėfimet e prindėrve, mėsuesve, aktivistėve tė frontit etj, ku si kureshtarė nuk mungonim aty nė rradhėt e fundit tė mbledhjeve tė kėsilloj, e kishin bėrė tė veten: armiku i klasės me tė kėqijat e tij na ishte ngulitur nė tru si simbol i sė keqes sė madhe qė i kanosej pėrditshmėrisė sonė tė jetės nė “sistemin e lumturisė”!.
Ndaj dhe Spaēi m’atanė, ato njerėz me rroba tė kuqėrremta e me kapela tė bardha mė sė shumti, qė varg merrnin rrugėn pėr nė turrnet e punės nga fjetinat e anasjelltas tė tre turnet, na pėrngjasej me njė botė misterioze me qenie gati jashtėtokėsore.
Por, ja qė njė ditė, “armiku i popullit”, na u bė realitet pikėrisht nė fshatin tonė. Njė banor, tė cilin e njihja mirė, kisha qenė disa herė tek shtėpia e tij, mėsova se e kishin arrestuar. “E more vesh pėr Zefin, mė tha dikush. Hė? Doli armik! Si?! Zefi armik….”.
Po kush ishte ky Zefi?
Njė marangoz i mirė, njeri i urtė, i dashur sidomos me ne fėmijėt, zanatli dhe i pėrpiktė. Nuk kishte ndonjė shkollė, por ishte i mbarė dhe i qetė, strukur nė punėt e veta.
Ku vajtėn dhe na e nxorėn armik Zefin?!-shqyenim sytė ne fėmijėt nga habija, dhe mundoheshim, tė pikasnim diēka tė tillė kaq misterioze qė ai nuk na paskėsh rėnė nė sy dhe ne tė vegjėlve. Thjeshtė qe ankuar pėr bukėn-gur tė misrit!

vijon me poshte..
arven
arven
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 41
Age : 43
Ku Jetoni : www.atdheuyne.4forum.biz
Registration date : 07/11/2007

http://www.atdheuyne.4forum.biz

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė muze pėr Mat’hauzenin shqiptar Empty Re: Njė muze pėr Mat’hauzenin shqiptar

Mesazh nga arven Fri Dec 21, 2007 10:28 pm

Kush ishte armiku i vėrtetė?!...

Duhet tė ketė qenė marsi i vitit 1967 kur Mehmet Shehu me njė grup shoqėruesish, duke inspektuar minierėn e Spaēit, qė asokohe punohej me punėtorė tė lirė tė zonave pėrreth e mė gjerė, pasi i hedh njė sy terrenit perfekt qė tė kujtonte ishujt izolues tė romaneve me personazhe ku ngujohen tė rrezikshmit e mbretėrive a tjetėr, duhet tė ketė thėnė me vete: “po, kėtu e meritojnė armiqtė e Partisė dhe tė Popullit!”.
Dhe kaq u desh qė miniera e Mekuēit nė Spaē tė shndėrrohej nė kamp riedukimi prej punės njėvjeēare tė tė burgosurve ordinierė, nė kohė rekord ata e bėnė gati bujtinėn e madhe pėr 400 tė dėnuarit e parė politikė tė ardhur nga reparti 307 i Valasit tė Elbasanit, e kjo daton dhe majin e vitit 1968. Kėtė ditė nis dhe historia zyrtare me “armiqtė e vėrtetė tė Spaēit tė famshėm…!”.
Qė nė vitin e parė tė ngritjes sė kėtij kampi, pak kilometra tutje fshatit tonė, pėrveē perceptimeve nga tregimet e librave, si fėmijė qė ishim po e pėrjetonim dhe njė mėnyrė tjetėr punėn e armiqve tė klasės! Ngjiste qė nė mes tė natės, prindėrit tanė tė merrnin pushkėt gjermane e tė zinin pozicionet e caktuara nė pikėkalime pėr tė kapur tė arratisurit nga ky burg, kur ngjiste kjo gjė. Ne dridheshim mė shumė pėr prindėrit tanė, duke i menduar tė burgosurit jo vetėm si xhindėr, por dhe tė armatosur mė sė miri, pa e ditur se ata tė mjerė, pėr t’i rezistuar shijimit tė lirisė, qė e kishin provokuar nėpėr tunele tė hapur apo ikje nga rrethimet me tela, kishin nėpėr xhepa veēse nga dy a tri qese sheqer e biskota 10 lekėshe, shqyer nga rrobat e murme, gjakosur nga kėmbėt, tretur nga frika.
Dhe historia e arratisjeve nga ky burg, pavarėsisht pozicionit shumė strategjik, rrethimeve me tre palė tela, vendkomandave tė fortifikuara, janė nga mė befasueset, qė nga ato tė drejtpėrdrejta duke shfrytėzuar netėt me mjegull e deri tek ato pėrmes galerive tė nėndheshme. Megjithatė liria e kėtyre guximtarėve nuk vazhdonte mė shumė se 4-5 ditė, pasi “populli-ushtar”, do t’i fuste shpejt nė ēark pėr t’ua bėrė dhuratė edhe disa vite tė tjera dėnimi.

Jeta nė kamp

Nė fakt jo shumė tė dėnuar e sillnin nė mendje arratisjen nga burgu. Fatin e jetės ata ua kishin nėnshtruar rregullave tė kėtij burgu, duke u adaptuar me to deri nė perfeksion, fjetjen e pėrbashkėt nė kapanone, punė, lexim gazetash, letėrsi politike (sidomos veprat e E. Hoxhės), koha e lirė dhe mė e shumta nė meditime pėrmes njė xhiroje qė bėhej nė njė taracė pallati, nga ku ne i shihnim me habi ēdo ditė nė tė njėjtin orar, thuajse; ndonjė gatim i vogėl, letra pėr familjet e tė afėrmit, natyrisht tė dėrguara nė zarfa tė hapur! Pastaj shoqėritė. Nuk ekzistonin dhe aq shumė tė zgjeruara, edhe nė ndodhtė nė ndonjė rreth 3-4 vetėsh, pak si e dyshimtė nė vetvete, hija e spiunėve ishte kthyer nė instikt vetmbrojtjeje. Ngjiste kjo, siē pohon njė burim konfidencial i ish-sigurimit, se “nuk mund tė mbaheshin ndryshe 1000 burra atje...”
“Mbaj mend qė tė dėnuarit politikė jetonin si nėn hije, -thotė burimi, nga frika e spiunėve, sepse prej tyre, mbase i kishin dhe ato vite burg, ata dėshmitarėt “nė tė rrenė”, profesionistė ama! Po ē’ishin kėta? Vetė burimi konfidencial vazhdon tė sqarojė se kėta njerėz tė vesit tė ulėt, duke dhėnė dėshmi tė paqena, stimuluar dhe nga operativė sigurimi qė kėrkonin karrierė pėrmes kėtyre farsave, futnin nė rrjetė viktimėn e rradhės. Sidomos vitet 1976-80 shėnojnė dhe kulmin e kėsaj veprimtarie tė dėshmitarėve profesionistė.
Siē pėrmendėm dhe mė sipėr tė burgosurit shkruanin shumė letra pėr tė afėrmit, por ato mė parė i nėnshtroheshin leximit nga komanda e burgut. Komanda e ndjente veten ngushtė me letrat qė shkruheshin me metafora apo simbole ose shprehje lakonike tė mezikuptueshme, ku disa pėrfundonin dhe nė gjykata dhe nė varėsi tė gjykimit tė ekspertėve gjuhėsorė, vendosej dhe pėr fatin e letėrshkruesit!
Letra u bėheshin edhe autoriteteve zyrtare si Kuvendit Popullor, Kryetarit tė Qeverisė, ministra, por dhe Enver Hoxhės direkt. Kėtij tė fundit madje i shkruhej mė shumė, sepse siē thonin ata “po ta dijė Enveri punėn time, unė s’jam mė nė burg”. Psh, njė letėr iu desh njė tė dėnuari Ukė Mustafa, shofer nga Puka, duke i treguar Enverit historinė e njė fotoje tė tij, qė e mbante me dashuri nė xhamin e pėrparmė tė makinės. Njė ditė xhenerikėt ia bėnė atė padashje me graso duke ia lerosur fytyrėn Enverit nė foto, gjė qė e detyroj Ukėn ta griste atė, por qė u gjendėn menjėherė dėshmitarėt-spiunė, qė shkruajtėn letra pėr grisjen qė ai na i paskėsh bėrė portretit tė Enverit. Pėr kėtė u dėnua me disa vite burg, por letra sqarurese pėr Enverin, bėri qė nga ana e kėtij tė fundit tė dilte porosia pėr ta liruar nė vend.

Takimet speciale

Shumica e kėtyre burrave ishin tė martuar, njė pjesė jo, megjithėse tė dy palėve fati u kishte kurdisur beqarinė e pėrjetshme, larg vatrės familjare, thėnė mė shkoqur, shtratit bashkėshortor. Por takime bėheshin qė nga ato 10 minutėshe, 1-2 orė e deri tek ato tė zgjaturat tė quajtura speciale. Tė parat bėheshin pa ndonjė burokraci tė tepruar, por gjithsesi tė survejuara, tė fundit jo, ato ishin thuajse tėrėsisht intime. Katėr dhoma tė posaēme qėndronin ēdo natė tė mbushura e madje, kur rastiste oficeri i rojes shpirtmirė, lironte dhe ca dhoma tė tjera tė izolimit, qė kėta burra tė paktėn “tė patredhur” ende fizikisht, tė mund tė shfrynin dhe epshet e tyre mashkullore, kuptohet tek gratė e tyre. Ndėrkaq pėrgjuesit ose “ēimkat”, siē thuhej, viheshin vetėm pėr ndonjė objekt me interes pėr Sigurimin.
Ardhja e grave tė tė burgosurve, sidomos nga viset joveriore, sepse burrat namuzli tė kėtyre anėve nuk para i pėlqenin takime tė tilla, ishte njė odise mė vehte. Si tė ishin tė damkosura dhe ato, makinat me targa tė vendit nuk i qasnin, ndaj shpesh ato e bėnin rrugėn nė kėmbė qė nga Shpali nė Spaē, afro 3-4 orė tė mira, ku dhe shpesh binin viktima tė dhunimeve seksuale nga shoferė maniakė seksualė a tė tjerė, por ngacmime seksuale u ofroheshin edhe prej ushtarakėve apo punėtorėve, qė u siguronin shtėpi pėr tė fjetur atė natė pritjeje, nė mungesė tė njė hoteli a bujtine tjetėr shtetėrore nė atė gropė qė quhej Spaē. Ndėrkaq dhe kthimi prej Spaēit u pėrcillte tė njėjtin fat.
Kjo ishte njė vuajtje e madhe pėr kėta njerėz, tė brenda burgut dhe tė pėrtej burgut, ashtu si dhe mėnxyra tjetėr, qė kur rastiste qė iks i dėnuar tė vdiste nė burg, nuk lejohej marrja e kufomės, por varrosej dikund pėr ta vuajtur dėnimin kokėrr mė kokėrr, ose tej pėrroit tė Seftės, ose nė kodrėn e Shpalit, kuptohet jashtė rrethimit ku ishin varrosur ata, tė lirėt!...
arven
arven
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 41
Age : 43
Ku Jetoni : www.atdheuyne.4forum.biz
Registration date : 07/11/2007

http://www.atdheuyne.4forum.biz

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė muze pėr Mat’hauzenin shqiptar Empty Re: Njė muze pėr Mat’hauzenin shqiptar

Mesazh nga arven Fri Dec 21, 2007 10:29 pm

Hafiz Sabri Koēi kthehet nė burg!

Kreu i njohur i muslimanėve shqiptarė tė pas ’90-sė Hafiz Sabri Koēi ka qenė pėr disa vite njė prej tė burgosurve politik tė kėtij kampi. I njohur si burrė i pazė, i bindur nė idetė e tij antisistem, por i pėrpiktė deri nė ekstrem nė zbatimin e rregullores, shquhej si njė mekanik-tubist i zoti nė galeritė e minierės, por punonte dhe nė pjesėn e repartit tė jashtėm. Vitet e fundit tė pleqėrisė rrėfen, njė prej drejtuesve tė brigadės sė tij, e kishin lėnė pikėrisht nė repartin e jashtėm, jo nė galeri. Kur ngjisnin vdekje tė tė burgosurve, qoftė nga shembjet aksidentale, apo vdekjet nga sėmundjet dhe vuajtjet e gjata fizike, tė burgosurit varroseshin kryesisht nė varrezat e Shpalit, por jashtė rrethojės, aty ku varroseshin banorėt e ndarė nga jeta tė kėtij fshati. Varrimi bėhej nė fshehtėsi dhe kryhej pikėrisht nga kėta punonjės tė repartit tė jashtėm, tė cilėt dėrgoheshin atje me autoburg, kryhej varrimi dhe ktheheshin sėrish nė kamp.
Pikėrisht nė njė rast tė tillė, pasi u bė varrimi i njė tė burgosuri tė aksidentuar, tek varret e Shpalit, kur i hipėn nė atubourg tė burgosurit, Hafizi u harrua, ndėrsa drejtuesi i kėsaj brigade e pikas vetėm kur zbresin tė gjithė tė burgosurit nė hyrje tė kampit. Mungonte Hafizi. Mendja u shkoj se ai ishte arratisur, ndaj u lėshuan nė kėrkim tė tij. Por pikėrisht disa kilometra nė mes Shpalit e Repsit, rrugės e shohin atė tek po kthehej vetė nė burg.

1973, revolta e famshme!

Nė vitin 1973 burgu i Spaēit banohej nga plot 1200 vetė. Nė kėtė masė burrash bėhej kujdes tė mos ndodhte revoltė a greva qė zėri tė mos depėrtonte tej rrethimit me tela, por mė 21 maj tė kėtij viti ndodhi e papritura. Kampi u pėrfshi nė grevė totale, ndėrkaq bateritė e shtetit u drejtuan pikėrisht nė kėtė gropė tė madhe me emrin Mėkuē.
Si ngjau?
Sipas dėshmitarėve, tė burgosurve kishte ardhur nė majė tė hundės puna e rėndė, kushtet e punės, pasi kėtu jo vetėm do tė kryeje dėnimin si i burgosur politik por dhe tė punoje nė zgafellat e nėntokės nė tre turne. Disa prej tė burgosurve e kundėrshtonin punėn, dhe pėrfundonin nė qelitė e posaēme pėr 30 a mė shumė ditė, ndėrsa mė pas detyroheshin tė futeshin me zor nė minierė. Kjo ishte dhe kategoria e mė tė guximshmėve. Njėri prej tyre Pal Zefi nga Sukthi i Durrėsit, por me origjinė nga Mirdita, e kishte kundėrshtuar kėtė, por i ishte nėnshtruar torturave ēnjerėzore nė sy tė tė burgosurve tė tjerė. Kjo i revoltoj dhe ata, duke ndėrhyrė ndaj policėve xhelatė, gjė qė precipitoj mė keq. Revolta u zgjerua nė rrathė koncentrikė, dhe pėr tri ditė kampi i Spaēit ishte nė duar tė tė burgosurve. Ishin tri ditė qė i njoftonin botės se liria kishte trimfuar nė njė oaz tė tmerrshėm tė diktaturės komuniste nė Shqipėri.
Por liria brėnda burgut nuk zgjati pėr shumė kohė. Forca speciale dhe reparte ushtarake tė ardhur nga shumė qytete tė vėndit, nėn thirrjet kėrcėnuese dhe me armėt deri tek ato tė rėnda si topa e mitrolozė u vendosėn pėrqark burgut. Vetė Feēor Shehu, eksponenti mė i lartė nė Ministrinė e Brėndshme tė kohės, ka drejtuar tė gjihė operacionin deri nė shuarjen totale tė saj.
Mė pas filloj kalvari i dėnimeve tė organizatorėve. Gjykata e Lartė e cila instalohet me tė shpejtė brėnda kampit tė Spaēit, dėnon duke dėrguar pėr ekzekutim tė shpejtė 4 tė dėnuar tė cilėsuar si mė aktivėt: Pal Zefi, Skėnder Daja, Hajri Pashaj dhe Dervish Bejko, qė do tė merrnin dėnimin kapital me pushkatim, ndėrsa dhjetra tė tjerė do tė ridėnoheshin. Revolta do tė shtypej, por jehona e saj do tė zgjaste jo pak.
Kjo revoltė, mė e madhja nė historinė e revoltave antidikaturė nė Shqipėri, mund tė konsiderohet dhe si pėrpėlitja e fundit e inteligjencies shqiptare, qė “shihte kah Perendimi”, nė ato vite tė vetmisė sė madhe, kur shpata e Hoxhės po priste nė mėnyrė makabėr dhe me mendje paranojake grup pas grupi puēist. Kjo do t’i shtonte vendit dhe afro 20 vjet lėngatė kombėtare.

Si e kujtojnė revoltėn ish tė burgosurit?

Asllan Patrioti, nga Durrėsi:
Protesta nisi fillimisht kur njė i burgosur Pal Zefi, nė shėnjė proteste pėr mbajtjen me tė padrejtė nė birucė erdhi me shpejtėsi nė oborrin e burgut. Policėt qė po e ndiqnin e kapėn dhe filluan ta rrihnin barbarisht. Ne hezituam pėr momentin por njė i burgosur nė moshė tė vjetėr, Gjin Doēi thirri duke thėnė: o burra, o burra na koriti qeni, pasi njė i tillė qė mbante pėr litari filloi tė lihte me forcė duke tentuar tė largonte policėt. Menjeherė tė gjithė tė burgosurit si njė ortek, janė sulur mbi policėt duke i pėrzėnė nga burgu e duke marrė tė gjithė situatėn nėn kontroll. Pas kėsaj filloi djegja e kėndeve tė emulacionit me citatet e diktatorit Enver Hoxha dhe u mundėsuar ngritja e flamurit pėr herė tė parė pa yllin e kuq komunist.
arven
arven
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 41
Age : 43
Ku Jetoni : www.atdheuyne.4forum.biz
Registration date : 07/11/2007

http://www.atdheuyne.4forum.biz

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė muze pėr Mat’hauzenin shqiptar Empty Re: Njė muze pėr Mat’hauzenin shqiptar

Mesazh nga arven Fri Dec 21, 2007 10:29 pm

Fran Gega, nga Mirdita:

Nė Spaē kam ardhur qė me fillimin e kėtij burgu nė prill tė vitit 1968, dhe kam vijuar deri nė vitin 1973, pra nė momentin e revoltės kam qėnė i pranishėm. Njė konflikt me policinė, kur njė bashkėvujtės i joni i quajur Pal Zefi nga Durrėsi, nuk pranoj tė punonte sepse njė i burgosur politik nuk kishte pėrsė punonte. Pėr kėtė atė e patėn futur nė birucė disa herė. Rastin mė tė fundit e lanė nė birucė pėr njė muaj, por qė rregulli nuk lejonte pėr mė tepėr se njė muaj. Pėr kėtė ai u largua nė mėnyrė tė dhumshme nga biruca dhe u kthye nė kamp. Nė mėngjes ka ardhur operativi me 12 policė pėr ta ridėrguar me forcė nė birucė.
Njė bashkėvuajtės i yni qė ishte agjent i komandės, edhe ai u sul pėr ta kapur. Por njė tjetėr i burgosur Pavllo Popa nga Vraka e Shkodrės, e kapi atė dhe e tėrhoqi. Nė kohėn kur policia e vuri nėpėr kėmbė, pėrmes njė skene tė llahtarshme, 12 policė me njė tė burgosur, i gjithė kampi plasi nė revoltė. Kemi bėrė grusht me policinė tė cilėn e nxorėm pėrjashta.

Sa ditė zgjati revolta?

Dita e parė ka qėnė e rėndėsishme, ndėrsa tė nesėrmen sikur u tulat i gjithė burgu, e dinim mirė se shteti do tė hakmerrej ndaj nesh. Gjatė kėtyre orėve pa kontroll, mbbaj mend se tė burgosurit filluan tė hakmerreshin ndaj disa tė burgosurve qė ishin spiunė dhe qė kishin dalė dėshmitarė nė tė rremė nė shumė raste. Nė moment policia e shfrytėzoi kėtė rast, dhe filloi tė merrte disa nga mė aktivėt. Kur po merrnin Pavllo Popėn, shpėrtheu njė revoltė mė e fuqishme dhe gjithēka doli jashtė kontrollit. Kėtu filluam pėr herė tė parė tė shanim sistemin pėrmes parullave politike. Situata u bė tejet e rėndė pasi policia qėllonte pa pushim nė drejtim tė godinave tė kampit. Ja edhe sot e kėsa dite duken vėndet ku binin predhat e armėve tė policisė. Pėr ca kohė e gjithė vėmendja e shtetit u pėrqėndrua kėtu. Gjatė kėsaj kohe ne pėrcaktuan disa pika tė njė rezolute me disa pika qė ia dorėzuam komandės.

Po ngritja e flamurit si u arrit?

Ishte pjesė e pashmangshme e atij procesi tė atyre ditėve historike. Dikush u kujtua pėr kėtė. Njė i burgosur solli njė beze tė kuqe. Mersim Vlashi nga Mati, mundi tė improvizonte njė shqiponjė pa yll nė tė. Sėbashku me njė tė burgosur tjetėr, Gjet Kadelin mundėm t’i vinim njė ristelė pėr ta ngritur. Shumė tė burgosur mbani njėri-tjetrin deri nė taracė ku ai u vendos. Ishte njė natė e vrullshme qė kurrė nuk na shlyhet nga kujtesa.

Ndėrsa ajo pati edhe fundin e saj?
Patjetėr qė ajo do ta kishte njė fund. Fundi ishte i hidhur pėr tė dyja palėt. Diktatura mori njė shuplakė tė rėndė, ndėrsa nga ne u ekzekutuan 4 tė burgosur, dhe 8 tė tjerė u dėnuan me burg tė pėrjetshėm.


Isa Isufi nga Shkodra:
Jam arrestuar nė vitin 1962 dhe kam qėndruar nė burg deri nė vitin 1981, i akuzuar pėr strehim dhe pėrcjellje jashtė atdheut tė disa “diversantėve” nė zonėn time tė Postrribės. Isha i martuar dhe kisha lėnė njė vajzė dy vjeēe tė lindur. Kur dola nga burgu e gjeta vajzėn time tė martuar, dhe me njė vajzė tė vogėl po 2 vjeēe. Me dukej sikur kjo ishte vajza ime dhe koha kishte mbetur nė vėnd.
arven
arven
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 41
Age : 43
Ku Jetoni : www.atdheuyne.4forum.biz
Registration date : 07/11/2007

http://www.atdheuyne.4forum.biz

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė muze pėr Mat’hauzenin shqiptar Empty Re: Njė muze pėr Mat’hauzenin shqiptar

Mesazh nga arven Fri Dec 21, 2007 10:30 pm

Bukurie Muho Bala, nga Shkodra:

Kam ardhur nė moshėn 8 vjeēe pėr herė tė parė nė kėtė kamp, pėr tė parė babain tim Muho Bala i cili mė kishte lėnė njė muajshe e gjysė . Kujtoj se rrugėn nga Repsi e deri kėtu nė burgun e Spaēit e mora nė kėmbė. Erdha dhe e pashė babain tim tė cilin nuk e kisha parė kurrė, por e njoha edhe pse polici deshi tė bėnte njė eksperiment nėse e njihja nė mes tre tė burgosurve tė tjerė. Mė lanė nė takim me babin tim vetėm 7 minuta. Kam ardhur edhe njė herė nė moshėn 10 vjeēe dhe mė pas vetėm kur u kthye nga burgu. Mė gjeti me dy fėmijė tė rritur, pasi ai bėri rreth 27 vjet nė kėtė burg por edhe nė burgje tė tjera.



Gjok Zefi, vėllai i tė pushkatuarit Pal Zefi:
Pėrse qe dėnuar vėllaj juaj?
Ne i vendosėm njė Fletė-Rrufe komitetit qėndror tė PPSH, nė qėndrėn e fermes sė Sukthit nė Durrės. E bėmė kėtė tė nxitur nga vetė diktatori sipas tė cilit “cilido pa frikė mund tė thojė e shkruajė me germa tė mėdha mendimin e tij”!
Nė fakt fletė-rrufeja nuk u hoq pėr disa ditė dhe u bė njė analizė ku ne na u dha tė drejtė. Por vetėm njė javė mė pas ne u arrestuan qė tė dy dhe pėrfunduam kėtu nė burgun e Spaēit, unė i dėnuar me 8 vite burg, ndėrsa vėllai im me 10 vite.
Gjithsesi, e kam thėnė qė atėhere nė burg: Lum unė qė jam nė burg dhe mjerė populli qė ėshtė i lirė! Edhe vetė Pali e dinte dhe e kishte parashikur se do ta vrisnin. Unė e mora njoftimin pėr vrasjen e Palit pas shtatė muajsh, kur isha nė burgun e Burrelit, ishte diēka qė e prisja herėt a vonė.

Nė epilog,
projekti pėr muzeun

Ka mijėra ė mijėra dėshmi pėr kėtė kamp famėkeq, dhe pikėrisht nga njė grup i zgjeruar faktorėsh intelektualė e politikė nė Mirditė ėshtė menduar prej kohėsh tė ngrihet muzeu i rikompozuar nė detaje kėtu nė Spaē ku gjenden ende nė kėmbė dy godinat kryesore si fjetore a vende tė tjera tė shėnuara, gjė qė ėshtė mbėshtetur nga tė gjithė vuajtėsit e kėtij vendi ferri.
Vetė Ministria e Kulturės e ka pėrkrahur njė nisme tė tillė dhe e ka futur nė axhendėn e pėrcaktimit si njė muze tė tillė tė tipit “Mat’hauzen shqiptar”, dhe pėr kėtė kanė filluar dhe pėrgatitjet e para, pėr tė rikompozuar me vėrtetėsi vendin e vuajtjes sė dėnimit, disa galeri, rrethimin me tre palė tela, me karrakolle tė ushtarėve ruajtės e prozhektorėt “cikllopė”, siē do tė shprehej vuajtėsi i dėnimit pėr disa vite Fatos Lubonja, i cili ėshtė angazhuar shpirtėrisht nė kėtė projekt.
Ai tha se nuk mund tė ketė tė dytė nė Europė tė kėtij lloji, njė burg-minierė, qė i kishte rrathet e ferrit nė ēdo hap, tek bujtinat, birucat, detyrimi pėr tė lexuar literaturė komuniste, ato ecejeka tre turneshe nga fjetoret tek galeritė lart disa qinda metra, ku tė burgosurit lidheshin dyshe pėr dore pėr tė mbėrritur nė vendin e punės, (njė kėrrusje barbare nė dinjitet), dhe deri tek galeritė e nėndheshme, nė pesė zona tė bakrit dhe tė piritit, dhe ku aksidentet ishin permanete, ndėrsa trupat e tė vdekurve pėrjetėsisht nuk shiheshin mė nga familjarėt.
Donacionet e para pėr kėtė projekt ambicioz human dhe njėherit kujtesė e fortė historike kanė ardhur nga njėsitė vendore tė Mirditės pikėrisht ditėn e djeshme nė njė takim, por janė afruar dhe nga humanistja austriake Marianne Graf si dhe priten dhe tė tjera, pėr tė kujtuar kėtė vend unikal qė do t’u pėrgjante krematoriumeve naziste.

Gj. Marku
A. Ndoja
arven
arven
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 41
Age : 43
Ku Jetoni : www.atdheuyne.4forum.biz
Registration date : 07/11/2007

http://www.atdheuyne.4forum.biz

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė muze pėr Mat’hauzenin shqiptar Empty Re: Njė muze pėr Mat’hauzenin shqiptar

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi