Atdheu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zhvillimi ekonomik i Shqiperise!

Shko poshtė

Zhvillimi ekonomik i Shqiperise! Empty Zhvillimi ekonomik i Shqiperise!

Mesazh nga MiRi Sun Aug 19, 2007 2:51 pm

Nė njė takim tė zhvilluar me specialistėt e Fondit Ndėrkombėtar
Monetar, pėrfaqėsuesit e Konfidnustrisė kanė paraqitur platformėn e
tyre nė lidhje me ndryshimet fiskale qė janė realizuar kohėt e fundit
nė vendin tonė. Njėkohėsisht ata kanė prezantuar para specialistėve tė
FMN-sė dhe hapat qė duhen ndėrmarrė pėr tė pėrmirėsuar dhe nxjerr nga
informaliteti ekonominė shqiptare. Qėllimi kryesor i takimit ishte
diskutimi mbi hapat qė duhen marrė pėr formalizimin e ekonomisė
shqiptare duke eliminuar shkaqet ligjore dhe institucionale qė
ndihmojnė nė krijimin e evazionit fiskal. Pėr kėtė gjė industrialistėt
kanė rekomanduar dhe njė paketė ligjore me disa shtylla bazė qė mund tė
ndihmojnė nė shmangien e informalitetit. Ku pėrfshihet vendosja e
TVSH-sė dhe pėr biznesin e vogėl nėpėrmjet futjes sė kasave
regjistruese. Njėkohėsisht ėshtė kėrkuar dhe ndėrtimi i Gjykatės
Administrative/Tregtare tė pavarur nga ekzekutivi, krijimi i Shkollės
Fiskale pėr trajnimin e punonjėsve tė institucioneve fiskale, si dhe
ligji i procedurave ankimore tė hartohet nė bazė tė standardeve
evropiane. Ndėrkohė qė nė platformė janė paraqitur dhe disa pika pėr
mbėshtetjen e prodhimit vendas nėpėrmjet zėvendėsimit tė Politikave
Tregtare me Politika Fiskale, sipas modeleve tė BE-sė. Ku ėshtė
kėrkuar, “Ndjekja e politikave diferencuese tė akcizes nga sasia e
prodhimit pėr pijet alkoolike dhe birrėn, e cila do sjell njė efekt
prej 5 deri nė 7 milionė eurosh nė vit tė ardhura pėr shtetin.
Mbėshtetje pėr politiken qeveritare tė uljes sė taksave (taksa e
sheshtė). Do ketė rritje tė ardhurash buxhetore, formalizim dhe kusht
pėr rritjen e konkurrueshmėrisė sė vendit pėr thithjen e investimeve tė
huaja”, ka deklaruar administratori i Konfidnustrisė Gjergj Buxhuku.
MiRi
MiRi
Administator
Administator

Male
Numri i postimeve : 344
Age : 40
Ku Jetoni : New York
Registration date : 29/04/2007

http://WwW.Atdheu.1Talk.NeT

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi