Atdheu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bavarezet ankohen per barazimin

Shko poshtė

Bavarezet ankohen per barazimin Empty Bavarezet ankohen per barazimin

Mesazh nga MiRi Thu Jun 28, 2007 10:07 pm

Bavarezet ankohen per barazimin






24
Nentor Pakenaqesia e skuadres bavareze pas barazimit ne Moske, dukej
sikur ishte zbutur ne momentet kur lojtaret e trajnerit Shaf po
largoheshin drejt aeroportit. Ne avion, ishin te paket ata qe donin te
flisnin per ndeshjen, te gjithe mendonin per shtreterit e tyre te
ngrohte. Perjashtim bente vetem Daniel van Buiten. "Nuk kam se si te
jem i qete pas asaj gjuajtjes me koke. Ne fund ne ishim me shume te
inatosur me veten tone se sa me barin artificial", u ankua kreu i
mbrojtjes bavareze, Van Buiten.



Ndryshe per Van Buiten, per te cilin ndeshja nuk shkoi aq mire, kolegu
i tij, sulmuesi Klaudio Pizarro ishte shume me i qete, sepse goli i tij
i dyte i dha "frymemarrje" Bajernit. "Nese do te shohim aspektet
negative, ajo qe bie me shume ne sy eshte se ne nuk ishim edhe aq mire
ne gjuajtet standarde, prandaj nuk ishim ne formen e duhur per te
merituar nje fitore", u shpreh drejtori i pergjithshem i Bajernit,
Karl-Hainc Rumenige, i cili lajmin e fitores se Interit kunder
Sportingut te Lizbones, e mori vetem ndersa ndodhej ne aeroport. "Edhe
me barazimin qe morem, kemi shanse te mira kunder Interit. Jam i sigurt
se do t'ia dalim mbane", tha Rumenige me tej. Ne pese dhjetor skuadra
bavareze do te zhvilloje takimin e fundit ne fazen e takimeve ne grup,
ku do te luaje kunder Interit. "Eshte per te ardhur keq qe pas kaq
shume mundesive qe patem ne Moske, shenuan vetem dy gola", tha trajneri
i Bajernit, Feliks Magat.



Megjithate, ai nuk mund te ankohet per lojen e Klaudio Pizarros,
autorit te dy golave te Bajernit. "Ka disa lojtare, te cilet, kur jane
ne fazen e bisedimeve per kontraten, vrapojne shume dhe luajne mire.
Pasi e rinvojne ate, e ulin kete ritem. Megjithate, nuk besoj se keshtu
do te ndodhe edhe me Pizarron", tha presidenti i Bajernit, Franc
Bekenbauer, i cili llogarit qendrimin e sulmuesit ne skuader. Edhe vete
lojtari, pas problemeve te javeve te fundit, e ka pohuar interesin e
tij per te qendruar me tej tek kampionia gjermane. Ne kete sezon te
Champions League, ai ka qene teper i dobishem per Bajernin, pasi vec te
tjerave ka shenuar edhe kater gola.



Alofs (Drejtor Sportiv): Jemi krenare per skuadren qe kemi



Drejtori sportiv i Verderit i thur elozhe skuadres: "Kjo eshte pikerisht ajo qe duam te arrijme me futbollin tone"



Disa minuta pas perfundimit te takimit te Champions League, Klaus
Alofs, drejtori sportiv i klubit te Verder Bremen, foli per rendesine e
fitores kunder kampiones angleze, Celsi si dhe u perqendrua tek takimi
i ndeshjeve ne grup, kunder Barcelones, pas dy javesh. Ne nje
interviste te dhene per shtyp, Alofs u ndal te momenti magjik i
Verderit.



- Zoti Alofs, cfare rendesie ka fitorja e Verder Bremenit ndaj skuadres se Celsit?



- Kjo eshte pikerisht ajo qe duam te arrijme ne futbollin tone. Ne duam
t'i tregojme te tere Europes se pas dy humbjeve te shemtuara kunder
Lionit, dy vite me pare, jemi permiresuar shume. Ajo periudhe na ka
nxitur e frymezuar me shume ne pergatitjet tona per te arritur deri
ketu e per te kerkuar gjithnje e me shume.



- Po, por fitoren kunder Celsit nuk mund ta arrijne te gjithe.



- Pas kesaj fitoreje ne mund te jemi krenare me skuadren tone. Mendoj
se kjo fitore ne na ka bere edhe me te njohur ne arenen europiane.
Skuadra jone, edhe para fillimit te ndeshjes ishte teper e qarte per
rendesine e saj dhe kishte te drejte per kete. Te gjithe lojtaret
qendruan te bashkuar dhe mendoj se kjo ishte rruga e vetme qe na coi
tek fitorja ndaj Celsit.



- A perfitoi Verder Bremen ndopak nga fakti se Celsit i mjaftonte edhe
humbja 0-1 per te vazhduar me tej ne Championes League dhe se te dielen
asaj i duhen lojtare me energji per takimin kunder Mancesterit?



- Te them te drejten, keto nuk me interesojne fare. Ne fituam 1-0 dhe
nuk jam aspak i mendimit se Celsi u terhoq qellimisht per te lejuar
humbjen. Para ndeshjes, Murinjo tha disa here se ne Bremen do te
kerkonte fitoren.



- Nese kjo fitore erdhi fale bashkepunimit dhe organizimit te mire ne
skuader, cfare do t'ju duhet ne Barcelone per te luajtur po kaq mire?



- Nje moment, sepse sfida jone e radhes eshte te shtunen ne Bundeslige,
ku do te presim Biefeldin ne shtepi. Sa per Barcelonen, ne e dime shume
mire se sa e veshtire eshte t'i mundesh ata. Por nese ne luajme aq mire
sa kunder Celsit, te mos humbasim asnje dyluftim, atehere do te kemi
shanse te ndahemi mire edhe ne Barcelone.



- Ne Barcelone do t'ju mjaftonte edhe barazimi. A eshte e rrezikshme te luash per kete rezultat?



- Te them te drejten, ne nuk mendojme qe tani se cfare taktike do te
perdorim ne Barcelone. Ne fakt, Verder Bremen njihet per lojen e saj
sulmuese, prandaj, nuk besoj se per ndeshjen e pese dhjetorit ne do te
terhiqemi ne mbrojtje. Nuk eshte e tille loja jone. Do te pergatitemi
per nje skudader te forte qe pervec lojtareve te shkelqyer, me vete do
te kete edhe masen e madhe te tifozeve, te cilet ne te vertete, luajne
rol kryesor per rezultatin nje ndeshje. Ne nga ana jone, do te
perpiqemi te luajme ne nje menyre te tille qe te shmangim golat ne
porten tone e te organizojme sulme te suksesshme.



- Ne ndeshjen kunder Celsit, Torsten Frings kishte ditelindjen, ndersa
ne diten e ndeshjes kunder Barcelones keni ju ditelindjen. Besoni se
edhe ju do ta festoni ditelindjen me po aq entuziazem sa Frings?



- Ne fakt, eshte e padrejte qe ai ta festoje ditelindjen me nje fitore te rendesishme e une jo!
MiRi
MiRi
Administator
Administator

Male
Numri i postimeve : 344
Age : 40
Ku Jetoni : New York
Registration date : 29/04/2007

http://WwW.Atdheu.1Talk.NeT

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi